Lajmet e fundit

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor, për të përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik.
Berisha ka komentuar protestat anti - qeveri në Rumani.
Duke shprehur solidaritetin dhe admirimin për këtë, ai ka kërkuar që e njëjta të ndodhë edhe në Shqipëri.
“Le të shndërrojmë shtatorin që vjen, në shtatorin më të madh të historisë tonë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.