Lajmet e fundit

Mohamed Salah prej kalimit në verën e kaluar në Liverpool, është duke shkëlqyer në Anfiled.
Forma e tij e mirë ka bërë egjiptiani të bëhet ndër më të kërkuarit.
Është kampioni i Evropës, Real Madrid, që është pretendenti më i madh që synon ta blejë atë, përcjell Klan Kosova.
Por Salah që tash ka kushte për Los Blancos. Sipas Don Balon, për t’u bindur që të bashkohet me mbretërit yllit të Liverpool, duhet t’i garantohet vendi në njëmbëdhjetëshin titullar si dhe pagesa - që të bëhet futbollisti i dytë më i paguar i klubit
Më këtë para tij në Real Madrid, rrogë më të madhe do të kishte vetëm pesë herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo./Klan Kosova/