Lajmet e fundit

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, sapo ka mbërritur në Gjykatën për Krime të Rënda, në shoqërinë e avokatit Maksim Haxhia, ku pritet të zhvillohet seanca paraprake në ngarkim te tij.
Në paraqitjen e fundit në Gjykatën për Krime të Rënda, teksa seanca dështoi, avokati Maksim Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim të shkurtuar, raporton Lapsi.al.
Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancen e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.