Lajmet e fundit

Në ceremoninë që u zhvillua të dielën në Los Angeles për herë të parë u paraqit një nikoqire grua, e ajo ishte Kristen Bell.
Sa i përket fituesve të çmimeve prestigjioze SAG, kishte shumë ngjashmëri me ato të Golden Globes.
"Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri" triumfoi edhe këtu me tre çmime për kategoritë e filmave, atë për aktoren më më të mirë në rolin kryesor, ku u shpërblye Frances McDormand, për aktorin më të mirë në rolin dytësor, Sam Rockwell si dhe performancën më të mirë teatrale të kastit.
https://www.youtube.com/watch?v=Jit3YhGx5pU
Performanca më e mirë e aktorit në rol kryesor në kategoritë e filmave u vlerësua ajo e Gary Oldman tek “Darkest Hour", përderisa aktorja më e mirë në rol dytësor u shpall Allison Janney me rolin e saj tek "I, Tonya".
Filmi më i mirë për rolet akrobatike ishte “Wonder Woman”, i cili ishte ndër më të pëlqyerit e 2017-ës dhe solli për herë të parë një superheroinë në ekranin e madh.
https://www.youtube.com/watch?v=1Q8fG0TtVAY
Në kategoritë e çmimeve për më të mirët e televizionit triumfuan “Big Little Lies”, “This Is Us” dhe “Veep” me nga dy çmime secili.
Çmimet për aktorët më të mirë në rolet kryesore për kategorinë e mini-serialeve, i mori “Big Little Lies”, Nicole Kidman për aktoren më të mirë dhe Alexander Skarsgard për aktorin më të mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=YFZcNKzDhYI
Në kategorinë e serialeve dramë si aktorët më të mirë u shpërblyen, Sterling K. Brown me performancën tek "This Is Us” dhe Claire Foy me rolin e saj tek "The Crown”. Veç aktorit më të mirë “This Is Us” mori çmim edhe për performancën më të mirë nga ansambli.
Më të mirët e serialeve komedi ishin William H. Macy me rolin e tij tek "Shameless" dhe Julia Louis-Dreyfus me performancën në serialin "Veep". Ky i fundit mori çmim edhe për performancën më të mirë të ansamblit.
E seriali më i shikuar aktualisht, njëkohësisht edhe më i shkarkuari ilegalisht, “Game Of Thrones” nuk shkoi në shtëpi pa çmim. Performanca më e mirë për rolet akrobatike iu atribua këtij seriali.
https://www.youtube.com/watch?v=giYeaKsXnsI