Lajmet e fundit

Ali Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur planet e koalicionit LDK-AKR-Alternativa në fushat e turizmit, energjetikës por foli edhe për çështje si pushimi i lehonisë dhe paga minimale, njofton Klan Kosova.
Sadriu bëri të ditur që sa i përket energjetikës, pretendojnë që të bëjnë rivitalizimin e terminalit pasi që resurset janë bukur të vjetruara.
“Do të kemi ndërtim të kapaciteteve të reja, do të këmi ndërtim të kapaciteteve të reja ku parashohim një termoelektranë që do të jete diku 500 megavat, dy termoelektrane tjera nga 300 megavat”, tha ai në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.
“Do ta plotësojmë këtë sferë edhe me energjinë alternative edhe me hidrocentrale, edhe nga riciklimi mund të nxjerrim diçka”.
Sadriu tha se rol të veçantë do t’i kushtohet edhe interkoneksionit me Shqipërinë duke e konsideruar si diçka tepër të rëndësishme dhe vitale.
Ai përmendi ligjin mbi investime strategjike si mundësi që të krijohen kushte për investime kapitale nga jashtë.
Ky koalicion ka plane edhe për turizmin dhe uljen e shkallës së papunësisë në një shifror brenda gjashtë vjetësh.
“Do t’i stimulojmë që ata që e përfundojnë fakultetin do të kenë 1 vit marrdhënie pune me sektorin privat dhe publik”.
Periudhën e lehonisë, ata planifikojnë që ta bëjnë 1 vit ndërsa pagën minimale ta bëjnë 210 euro.