Lajmet e fundit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, po konsideron se vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë, do t’i ndihmonte vendit.
Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Ferati është shprehur se vendi ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe ky mision i BE-së mund ta bëjë këtë.
“Kosovës i duhet partneritet, mbështetja e miqve, kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve, për të krijuar standarde të reja, por dhe një ndihmesë që mund të bëjë EULEX-i në bashkëpunim me gjyqësorin e Kosovës, është i mirëseardhur në mënyrë që ta rrisin sundimin e ligjit të Kosovës”.
“Zgjatja e mandatit të EULEX-it i ndihmon në fuqizimin e gjyqësorit”, ka thënë Ferati.