31.05.2016 · përditësuar para 3715 dite1 min lexim
Kryetari i parë mysliman i Londrës, Sadiq Khan, do ta vizitojë Republikën e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën në Info Magazine të Klan Kosovës, Ushtruesi i Detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, derisa ka treguar përse Khan nuk mundi të jetë i pranishëm në Konferencën “Interfaith Kosovo”, nga ku edhe do të marrë një çmim.
“Sadiq Khan kësaj here do të jetë në video-lidhje, pasi ai sapo ka fituar (zgjedhjet) dhe realisht edhe nuk mundi të gjejë linja të aeroplanit direkt sepse nga Londra nuk ka pasur, por ai edhe ka shprehur dëshirë të vijë”, ka thënë Selimi.
“Por do të vijë shumë shpejtë në Kosovë”, ka shtuar Selimi.
Khan do të shpërblehet me çmimin inaugurues të Kosovës për Dialog Ndërfetar, bashkë me organizatën Shën Egjidio nga Selia e Shenjtë.
Selimi nuk ka dhënë datë se kur saktësisht kryebashkiaku i Londrës do ta vizitojë Kosovën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.