Lajmet e fundit

Sadio Mane nuk do të mund të luajë për Senegalin në Kupën e Botës, pas lëndimit që pësoi mbërëm, në ndeshjen e Bayern Munichut kundër Ëerder Bremenit.
Kjo është një goditje për përzgjedhjen senegaleze, pasi ish-lojtari i Liverpoolit tani vuan nga një tendinë dhe pritet të mungojë disa javë.
Trajneri i Senegalit, Aliou Cissé do të shpallë listën e tij të lojtarëve që do të shkojnë në Katar të premten, raporton Lequipe, transmeton Klankosova.tv.
Senegali është i vendosur në grupin A së bashku me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën.