Fitorja historike e Kosovës mbrëmë ndaj Suedisë me rezultat 1:0 u shoqërua me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të tifozëve shqiptarë në Suedi.
Drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, foli sot në emisionin “Kosova Today’ në Klan Kosova, duke treguar për atmosferën e krijuar nga diaspora shqiptare në Suedi.
"Ishin më shumë se 13 mijë shqiptarë dje në Suedi. Ishte një organizim i hatashëm. Që nga ora 12 ishin mbledhur grupe të mëdha tifozësh nga të gjitha vendet e Evropës, sidomos nga Skandinavia. Jam i lumtur që fituam, për gjithë shqiptarët", tha Sadiku. /Klankosova.tv
https://youtu.be/KY13D46qUM0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.