Lajmet e fundit

Këngëtari kosovar Sabri Fejzullahu sot i mbush plot 69 vjet.
Për këtë ditëlindje të tij që ta urojë me fjalët më të bukura është kujdesur djali i tij Ermal Fejzullahu.
“Së pari uroj të kesh shëndet dhe jetë të gjatë. Ke qenë dhe do te jesh gjithmonë inspirimi më i madh për mua , prind shok e miku ma i mire në ditët e mira dhe të vështira. Gjithmonë krenar me ty, të duam shumë. Urime ditëlindjen”, ka shkruar Ermali duke publikuar edhe një fotografi me të atin në Instagram.
Përveç Ermalit, për ditëlindjen e Sabriut është kujtuar edhe reperi Gold AG.
“Me zemër të uroj çdo të mirë në këtë ditëlindje,je një person me plot energji pozitive dhe inspirim ndër breza. Ndihem mirë që kam një kolegë dhe më tepër shok afër vetes shumë herë. Zoti t’ruajt e qofsh gjithmonë më i fortë se kurrë”, ka shkruar reperi në instagramin e tij.
Fejzullahu gjatë jetës së tij nuk ishte vetëm këngëtar, ai kishte luajtur edhe në filma e po ashtu e kishte provuar edhe të qenit politikan.