Lajmet e fundit

Doajeni i muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu e i biri i tij Ermal Fejzullahu, kanë qenë mysafirët e parë të ftuar në edicionin premierë të emisionit “Ndrrimi i Natës” me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.
Sabriu e Ermali, e kanë performuar së bashku këngën e tyre “Nostalgji”, e kjo është edhe hera e parë që të dy bashkë, interpretojnë në duet.
Këngëtari kosovar më pas ka folur për karrierën e tij që tashmë ka kaluar dekada, duke treguar se çka e mban në formë dhe çka i jep shpirt një artisti si ai.