Lajmet e fundit

Gjatë ditës është raportuar se Gjykata Speciale e ka ftuar për t'u intervistuar edhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sabit Geci.
Mirëpo Geci akoma nuk e ka pranuar një ftesë nga ana e kësaj Gjykate.
Lajmin e ka konfirmuar vajza Fitore Geci.
" Sot kanë qenë dy hetues të Gjykatës Speciale njëri austriak dhe tjetri slloven tek shtëpia jonë në Pejton. Ka dal nëna ime, edhe ata i kanë thënë që jemi nga Gjykata Speciale e kemi një ftesë për z. Sabit Geci me u paraqit në Hagë më 30 janar. Mirëpo baba nuk ka qenë në shtëpi, sepse është në spital për shërim dhe nuk e ka pranuar ftesën. Ftesa pra duhet me u pranu personalisht. Nesër duhet qoftë nëpërmes avokatit me marrë ftesën "- u shpreh ajo.