Lajmet e fundit

Rita Ora shpesh jep rast që tatuazhet që ka në trup t’i shihen mjaft mirë.
Me veshje ekstravagante e duke reklamuar të brendshme për kompani të ndryshme, arti në trupin e këngëtares me prejardhje shqiptare është shumë lehtë i vërejtshëm.
Në dorën e saj të djathtë ajo ka për tatuazh një trëndafil.
Një të tillë por shumë të vogël e pak të vërejtshëm, Rita Ora e ka në vesh, tatuazh të cilin ajo e ka bërë pasi është ndarë nga i dashuri i saj Calvin Harris, transmeton Klan Kosova.
Po kjo tatu nuk është e vetmja në zonën e veshit. Ajo e ka edhe një shigjetë po ashtu të vogël që pak kush ia vëren.
Në koleksionin e saj të tatuazheve në trup, Rita e ka të stampuar edhe një “balerinë” në bërrylin e saj të djathtë, gjë që dëshmon se shija e saj është diverse sa i përket gravurës.
E në qafën e saj është i vizatuar një pëllumb krahëhapur.
Kurse në bicepsin e dorës së majtë ajo e ka të tatuazhuar Afroditën, perëndeshën greke të dashurisë.
Kjo nuk është e tëra. Tatuazhi më i madh në trupin e saj është një vizatim bardh e zi i një portreti të një femre të zhveshur. Artisti i tatuazhit Keith McCurdy ka thënë se i janë dashur 5 orë deri në përfundim të atij tatuazhi.
Në trup ajo ka të shkruara edhe thënie të autorëve të njohur si ajo e shkrimtarit Shekspir “Love all, trust a few, do wrong to no one” (Duaji të gjithë, besoji vetëm disa, mos i bëj keq askujt).
Ajo ka të shkruara po ashtu edhe fjalë si “premtim”, “shpresë” dhe “dashuri”.
Në kyçin e këmbës së djathtë ajo ka të tatuazhuar një krah engjëlli.
Dora e saj e majtë e ka të për tatuazh një pendël.
Mirëpo ka ndodhur që Rita Ora edhe t’i fshehë tatuazhet e saj me anë të makijazhit. Në ngjarjen e MTV Video Music Aëards në Los Angeles në vitin 2014, ajo i kishte mbuluar tatuazhet që ka në krahë me grim të theksuar.