Milan është shpall kampion në Serie A për herë të 19-të.
Një nga ata që dha kontribut të madh për këtë sukses, padyshim ishte Zlatan Ibrahimovic.
Pavarësisht se kishte një lëndim në gju që e përcolli thuajse gjatë gjithë sezonit, ai vazhdoi të luante duke e mbajtur lartë edhe moralin e skuadrës.
Sakrifica e tij ishte e madhe, duke tentuar që ta mundte lëndimin e duke mos i ndjerë dhimbjet.
"Ibra-Kadabra", tregoi se çka hoqi për gjashtë muaj rresht me anë të një videoje të postuar në Facebookun e tij.
"Zbrazja e gjurit, një herë në javë për gjashtë muaj"- ka shkruar Ibrahimovic.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.