Lajmet e fundit

Reperi i njohur amerikan Kanye West duket se shpenzon sasi shumë të madhe të parave në prerjen e flokëve.
Shuma që ai shpenzon është diku rrerth 182 mijë euro brenda vitit, të paktën ashtu ka thënë edhe babai i këngëtares Rihanna.
Ronald Fenty, i cili kishte udhëtuar me të bijën e tij dhe Kanye Westin në një turne në vitin 2010, ka treguar për se Kanye West shpenzon 500 dollarë për çdo ditë për flokët e tij.
“Është një çmenduri, ai e paguan berberin e tij 500 dollarë për një prerje flokësh për çdo ditë. Nuk e kuptoj sesa flokë mund t’i heqësh për çdo ditë. Por, Kanyes i pëlqen të jetë gjithmonë i freskët”, ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.