Lajmet e fundit

Gjumi është një proces i rëndësishëm në shëndetin tonë. Një gjumë i bollshëm është dhe një mënyrë e mirë për të pasur shëndet të mirë mendor.
Në bazë të një studimi është konstatuar se kush nga njerëzit e famshëm flenë më shumë ose më pak.
Ish-Kryeministrja britanike, Margaret Thatcher, ka fjetur vetëm katër orë në ditë dhe nuk ishte i vetmi person me kaq pak orë të kaluar në gjumë.
“Babai i energjisë elektrike” siç e quan e përditshmja britanike Daily Mail Nikola Teslën, ka fjetur vetëm dy orë gjatë natës.
Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi, për ëndrrat e tij ka ndarë dy deri katër orë.
Ndërsa Presidenti Amerikan Barack Obama, flenë nga gjashtë orë në ditë.
Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates mesatarisht kalon shtatë orë në gjumë.
Miliarderi Donald Trump tri orë ose më pak.
Ndërsa ekspertët rekomandojnë që personat nga 18 deri në 64 vjeç duhet të flenë nga shtatë deri nëntë orë në ditë.