Lajmet e fundit

Ed Sheeran gjeti kohë nga orari i ngjeshur i koncerteve të tij, që të bisedojë me fansat e tij jashtë barit të hotelit në Rio de Janeiro, para se të mbante koncert në qytetin brazilian këtë të dielë.
Britaniku që po pushton top listat, njihet për karakterin e tij prej një njeriu të thjeshtë dhe fisnik.
Këtë gjë e dëshmoi edhe gjatë qëndrimit të tij në Brazil, ku i trajtoi fansat e tij sikur të ishin miqtë e vet.