20.10.2016 · përditësuar para 3555 dite1 min lexim
Kjo është historia e një gruaje të re, e cila u mbijeton stuhive sentimentale.
Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork.
Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t’u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali, shkruan botimeshqip.com
Atje, mes vreshtave e nuancave të verërave, do të rizbulojë peizazhe të pashoqe, një jetë përtej smartphone-it dhe karrierës dhe gjithashtu... do të ritakohet me Alesandron, enologun dhe shokun e ngushtë të fëmijërisë, i cili do t’ia trazojë shpirtin e mendjen më shumë, tani që është rritur...
A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t’i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë!
Ky është libri "Femrave u pëlqen e Kuqija", nga Daniela Farnese.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.