Lajmet e fundit

Lëkura krijon imazhin tonë në ambientin që na rrethon.
Lëkura pasqyron shëndetin e organizmit tonë.
Roli i saj kryesor është të mbrojë organizmin, por jo vetëm kaq.
Faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës janë tretja e mirë e ushqimeve, funksionimi i mirë i mëlçisë, konsumimi i duhur i ujit, gjimnastika, gjumi, çlodhja, si dhe mbrojtja nga rrezet e dëmshme të diellit.
Mjaftojnë vetëm disa minuta në diell për të ndihmuar lëkurën të prodhojë vitaminën D.
Një nga faktorët më dëmtues për lëkurën është alkooli, i cili shkakton rrudhosje të parakohshme. Gjithashtu edhe dietat ekstreme janë mjaft të dëmshme, sepse humbja e shpejtë në peshë ndikon në rrudhosjen dhe humbjen e elasticitetit të lëkurës.
Humbja e ngadaltë e peshës, me ndihmën e dietologut respekton jo vetëm shëndetin tuaj, por edhe lëkurën.
Lëkura është një nga treguesit kryesor të shëndetit, dhe i kushtohet një kujdes i veçantë, sidomos zonës rreth syve. Ja se çfarë tregon lëkura për shëndetin tuaj:
-Ngjyra tejet e bardhë e lëkurës tregon çrregullime të zorrëve
-Rrathët e zinj rreth syve tregojnë stres dhe ankth.
-Fryrja e syve tregon çrregullime në veshka.
Nëse lëkura është e thatë apo e plasaritur, kjo do të thotë se ka mungesë vitaminash A dhe B ndërsa lëkura sensitive reflekton probleme të sistemit të tretjes. / klankosova.tv