Lajmet e fundit

Ajo mund të jetë mbretëresha e selfie’ve, mirëpo Kim Kardashian West nuk është se ndjehet gjithmonë e gatshme të duket bukur para kamerës.
Kardashian ka treguar se si i ka humbur kilogramët e saj të tepërt pas lindjes së djalit vitin e kaluar.
“Ishte një moment pas lindjes së djalit, kur trupi ishte im ishte si një qull”, ka thënë Kardashian për revistën amerikane People, transmeton Klan Kosova.
“Pata një moment kur u shikova në pasqyrë dhe i thash vetes, s’do të dukem më kurrë njësoj”, ka thënë ajo.
Ndërsa tani, pas gjashtë muajsh një dietë rigoroze dhe një plani ushtrimesh të vështirë, 35 vjeçarja Kim Kardashian, ka arritur të humbë 27 kilogramë.
“Dua të rikthehem në 54 kilogramë”, thotë Kim Kardashian, e cila tani peshon 59 kilogramë.
“Çdokush që ka fëmijë e di se trupi ndryshon dhe është e vështirë të rikthehet në formë. Kërkon shumë vendosmëri dhe fuqi e energji fizike dhe mendore”, ka thënë ajo.