Lajmet e fundit

Shtatë të arrestuar në 24 orët e së dielës janë regjistruar nga forcat e rendit.
Të njëjtit dyshohen se penguan procesin e votimit zgjedhor.
Kjo u bë e ditur në raportin e policisë, ku në total janë iniciuar 11 raste që kanë të bëjnë me procesin e votimit.
Pengim i Procesit të Votimit, Pengim i Procesit të Votimit e Kanosje, Cenim i fshehtësisë së votimit, Keqpërdorim i të drejtës së votimit, Falsifikim i rezultateve të votimit, Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë votimit dhe Parandalim i ushtrimit të së drejtës për votuar, janë rastet e iniciuara.
Rajoni i Prishtinës dhe ai i Prizrenit, shënuan numrin më të lartë të tyre, nga tri.
Ndërsa, dy raste kishte rajoni i Mitrovicës Jugore.
Kurse, Ferizaj dhe Mitrovica e Veriut gjatë 24 orëshit të së dielës nuk shënuan dicka të ngjashëm.