Lajmet e fundit

Kosova ndodhet në vendin e 76-ët nga 155 shtete të botës më i lumtur për të jetuar.
Këtë përfundim ka nxjerrë Raporti i Lumturisë për vitin 2017, një studim ky që mbështetet çdo vit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sipas këtij raporti vendi më i lumtur i botës është Norvegjia, kurse më i trishtueshmi, Republika e Afrikës Qendrore.
Vitin e kaluar në vendin e parë për lumturi ishte radhitur Danimarka
Raporti i Lumturisë ka një metodologji gjithëpërfshirëse, e cila në analizën vjetore merr në shqyrtim një sërë faktorësh përfshirë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmëritë për një jetë të shëndetshme, lirinë për të marrë vendime, respektimin e të tjerave të njeriut, nivelin e korrupsionit etj, njofton Klan Kosova.