Lajmet e fundit

Jeni para ndonjë ngjarje të rëndësishme, e që mund të ju ketë dalë papritmas por që nuk jeni në formën fizike të dëshiruar?
Apo, ju ka afruar data e martesës dhe nuk jeni i kënaqur me dukjen, atëherë ka mënyra të shpejta që mund të ia arrini kësaj.
Janë ushtrimet fizike dhe balancimi i ushqimit, dy faktorët që do të ju çojnë deri te suksesi, sipas ekspertit nga Kolegji Amerikan i Sporteve dhe Medicinës, Shawn Arent.
Ai tregon se duhet vënë syrin nga 12 deri në 16 javë, ushtrime të duhura për të arritur formën e dëshiruar, pa pas nevojë të ngarkoheni me ushtrime të rënda,, vetëm se duhet përkujdesur edhe për ushqimin.
Ai thotë se kjo mund të bëhet edhe nga 4 deri në 8 javë, vetëm që duhet kushtuar më shumë kohë palestrës dhe duhet qenë më të disiplinuar.