Lajmet e fundit
Të premten e ardhshme Kuvendi i Kosovës do të votojë amendamentet kushtetuese për t’i lëshuar rrugë Gjykatës Speciale. Koalicioni qeverisës është pro Gjykatës, kurse partitë opozitare kundër.

Në Parlamentin e Kosovës të premten e ardhshme do të hedhen për votim amendamentet kushtetuese që do t’i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, shkruan Zëri.
Po ashtu, ka gjasa që në këtë seancë, para deputetëve të dalë edhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale. Kjo është bërë e ditur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit
Partnerët e koalicionit udhëheqës, PDK-LDK, kanë thënë se janë pro formimit të Gjykatës, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përse t'i frikohet drejtësisë.
Në anën tjetër partitë opozitare edhe njëherë kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër formimit të “Speciales”, duke thënë se kjo është një padrejtësi dhe një dëm i madh për Kosovën.