Lajmet e fundit

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë” për vitin 2015.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2014 nga gjykatat themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 1 268 fleta statistikore për shkurorëzime.
"Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte: viti i dytë me 13.6%; viti i parë me 13.2%; dhe më pak se një vit, 9.9% etj."
"Ndërkaq, te shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeçare me 292 shkurorëzime, ose 23.0%; dhe meshkujt e moshës 25-29 vjeç me 277 ose 21.8%.Te shkurorëzimet, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie ishte 473, ose 37.3%; kurse i meshkujve 558, ose 44.0%. "
"Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 61.8%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 14.2%, dhe me një fëmijë me 11.7%.", thuhet në raportin ASK-së, transmeton Klan Kosova.