Lajmet e fundit

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga gjitha prokuroritë janë ngritur 83 aktakuza kundër 103 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Klan Kosova.