Kompania Ryanair bazën e vet e ka zgjeruar në katër avionë që kapin vlerën e 400 milionë eurove.
Këtij investimi të madh, që është rezultat edhe i mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, do t’ia shohin hairin, pos pasagjerëve, edhe mijëra vetë që do të punësohen aty, raporton Klan Kosova.
Pritet që të punësohen plot 3 mijë persona, përfshirë 120 vende të reja pune po ashtu me paga të larta për pilotë, inxhinierë dhe staf kabine, të gjithë të bazuar në Tiranë.
Drejtori ekzekutiv i gjigantit Ryanair, Michael O’Leary, e sheh Shqipërinë si vend kyç për zhvillim të mëtejmë.
“Shqipëria është tregu i aviacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë dhe Ryanair do të vazhdojë të investojë në Shqipëri, duke rritur trafikun në mbi 6 milionë pasagjerë dhe duke bazuar deri në 6 avionë (investim 600 milionë Dollarë) deri në vitin 2030, me kusht që Qeveria Shqiptare të vazhdojë politikën aktuale pro-rritje dhe me taksa zero për aviacionin dhe Aeroporti i Tiranës të ruajë stimujt e tij për rritje”, tha O’Leary.
Ndiqeni të plotë kronikën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=esjcrSGMJMg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.