Lajmet e fundit

Ryan Phillippe pësoi një aksident të madh gjatë fundjavës dhe tani kjo gjë mund të ndikojë në orarin për xhirimet e “Shooter”.
Aktori 42-vjeçar e theu këmbën gjatë një eskursioni familjar, i cili e la atë në spital.
“Ne jemi duke punuar me partnerët tanë në SHBA për të rregulluar orarin për xhirimet e serisë, por para se gjithash jemi të lumtur të dëgjojmë se Ryan është më mirë dhe po shërohet”, ka thënë një përfaqësues për Paramount në një deklaratë për Deadline, transmeton Klan Kosova.
“Shooter” është aktualisht në mes të filmimit të episodit të nëntë të sezonit të dytë.