Lajmet e fundit

Aktori Ryan Gosling, të hënën në emisionin Jimmy Kimmel Live, nuk është pyetur dhe as nuk e ka përmendur lindjen e fëmijës së dytë.
35 vjeçari po e promovonte komedinë e tij më të re “The Nice Guys”, ku luan së bashku me Russel Crowe, transmeton Klan Kosova.
Të hënën është raportuar në TMZ se Ryan dhe gruaja e tij bukuroshe, Eva Mendes, janë bërë prindër për herë të dytë muajin e kaluar.
TMZ, ka siguruar një çertifikatë të lindjes ku shihet se aktorja ka lindur më 29 prill në Los Anxhelos.
Çifti kanë zgjedhur ta quajnë vajzën e tyre, Amada Lee.