Lajmet e fundit

Rayan Gosling ka kërkuar një urdhër kufizimi për një grua, për të cilën ai ka thënë se po e ndjek që 3 muaj.
Gosling ka treguar se kjo grua e quan atë “vëllai im binjak”.
Sipas dokumenteve ligjore, Gosling ka deklaruar se një grua e quajtur Grace Marie Del Villar, i ka dërguar atij e-mail-a kërcënues dhe madje i ka dërguar me postë faqe të revistave ku shihet Eva Mendes. Ajo fotografive të grisura të Eva Mendes, jua ka bashkangjitur numrin e saj të kontaktit.
Grace Marie, i ka dërguar mesazhe edhe motrës së Rayan Gosling, ku i thotë: “Vëllait tënd do t’ia puth kokën”.
Kjo grua në të cilën Gosling është ankuar te autoritetet, në tetor të vitit të kaluar është paraqitur në shtëpinë e familjes Gosling duke thënë se është motra e tij binjake.
Ajo ka marrë urdhër kufizimi që të rrijë 100 metra larg shtëpisë së Ryan Gosling dhe Eva Mendes.