Lajmet e fundit

Aktorja amerikane, Kelly Rutherford, e ka humbur betejën në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve të saj.
Tani, fëmijët e saj jetojnë në Monako kurse ajo në Amerikë, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo këtë herë ajo i ka marrë ata sa për një periudhë të shkurtë.
Rutherford, është fotografuar bashkë me fëmijët e saj duke dalë jashtë nga një restorant në New York.
Si duket kjo ishte nata e fundit e yllit të Gossip Girl, së bashku me fëmijët e saj.
Kjo sepse ata menjëherë të nesermen kanë udhëtuar, për në rivierën franceze ku janë bashkuar me babain e tyre, biznesmenin Daniel Giersch.