Lajmet e fundit

Russell Brand do të bëhet baba për herë të parë.
40 vjeçari që njihet për jetën e tij të dashurisë me shumë aventura thuhet se është duke pritur fëmijën e tij të parë me të dashurën e tij, Laura Gallacher që është 27 vjeçare.
Laura është pesë muajshe shtatzënë ndërsa çifti thuhet se janë duke jetuar së bashku tash e gjashtë muaj si dhe janë shumë të lumtur se do të krijojnë familje, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Duket se një kapitull i ri po nis në jetën e tyre dhe çifti janë duke shijuar çdo moment, madje janë duke diskutuar për emra të fëmijës së tyre. Russell është i lumtur pasi shumica nga miqtë e tij të ngushtë kanë fëmijë dhe ai ishte i dëshpëruar të niste një familje” ka thënë një burim.
I njejti burim ka thënë se si Russell ashtu edhe Laura kanë ndarë tashmë lajmin e mirë se do të bëhen prindër me familjen dhe miqtë e ngushtë.
Russell dhe Laura kanë qenë në lidhje disa herë brenda viteve derisa Brand njihet për lidhjet e tij me Kate Moss dhe Courtney Love.