Lajmet e fundit

Russell Brand do të bëhet baba për herë të parë.
40 vjeçari po pret fëmijën e tij të parë me të dashurën Laura Gallacher 27 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Sipas The Sun, Laura është pesë muajsh shtatzënë dhe çifti të cilët kanë jetuar së bashkur për gjashtë muaj – janë të ngazëllyer për të filluar një familje.
Një burim tha për gazetën: “Është një kapitull i ri në jetën e tyre, dhe çifti janë duke e shijuar çdo moment, duke përfshirë edhe propozimet për emrin e fëmijës”.
“Ai dhe Laura kanë ndarë lajmin e lumtur me familjen dhe miqtë e ngushtë”, ka shtuar burimi.