Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, ka folur për situatën e kulturave bujqësore në botë dhe vend për këtë vit.
Ai, në Ora Shtatë të Klan Kosovës, ka deklaruar se ky vit do të jetë i vështirë për të gjithë globin.
"Sipas një raporti të publikuar shihet se do të ketë vështirësi, nuk dua të bëj shumë panik. Por se do të ketë rritje në produkte ushqimore",ka thënë Rusinovci.
Tutje, Rusinovci ka theksuar se vetëm nga breshëri i javës së kaluar janë dëmtuar 30 përqind e tokave të mbjellura me grurë, njofton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.