Lajmet e fundit

Kur Sharon Stone i kishte ndrruar këmbët e vendosura njërën mbi tjetrën, nuk ishte trandur vetëm ky protagonist, por edhe të gjithë burrat nëpër botë që e kishin shikuar filmin "Bejzik Instinkt".
E dikush i ka tërhequr vërejtjen presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciqit, se pikërisht këtë skenë është dashur ta bënte para homologut të tij amerikan, Donald Trump, kur ky i fundit e uli të premten mbrëma një karrige përballë, njofton Klan Kosova.
Por, ky dikushi, është hiq më pak se shefja e informimit në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova . Ajo një një postim të shoqëruar me dy fotografi, shkroi shkurt.
Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i Marko Gjuriqit, njërit prej njerëzve më të besueshëm të Vuciqit, i cili tha se shefi i tij, në përballjen me Trumpin nuk e tha asnjë fjalë të keqe për Rusinë.
Qëndresa Tërshana.
https://www.youtube.com/watch?v=FYJAbE0W330&feature=youtu.be