Lajmet e fundit

Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet që partitë e mbështetura nga presidenti Vladimir Putin, të vazhdojnë të dominojnë.
Votimet gjithashtu janë duke u zhvilluar edhe në gadishullin e Krimesë derisa janë zgjedhjet e para që po mbahen atje që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014, transmeton Klan Kosova.
Sondazhet kombëtare të javëve të fundit kanë treguar se partia “Rusia e Bashkuar” që është pro-Krmlinit, me mbështetjen e rreth 50 për qind të votueseve, mund të marrë vota të mjaftueshme për të pasur mazhorancë absolute.