Qendrat e votimit janë hapur në Rusi, aty ku sot votohet për zgjedhjet presidenciale.
Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post.
Vladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë.
Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.
Në zgjedhjet presidenciale marrinë pjesë tetë kandidatë, por shtatë kandidatët e tjerë, sipas sondazheve, qëndrojnë shumë larg Putinit. Sipas sondazheve, kandidati i Partisë Komuniste Pavel Grudinin ka 7 për qind të votave, ndërkaq gazetarja Ksenia Sochak 2 për qind.
Kandidatët e tjerë përfshijnë Vladimir Zhirinovsky, Sergei Baburin, Maksim Suraikin, Boris Titov dhe Girogy Yavlinsky.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.