Lajmet e fundit

Presidenti rus Vladimir Putin ka tërhequr ndalesat për kompanitë të cilat kanë shitur pushime për në Turqi, sanksione këto që i kishte vënë pas rrëzimit të një aeroplani rus vitin e kaluar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Heqja e ndalesave është bërë përmes një dekreti , ku përveç kësaj Putin ka urdhëruar bisedime për tregti me Turqinë.
Gjate javës Kremlini ka pranuar një letër nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përmes së cilës ka kërkuar falje.
Ndërsa ditën e mërkurë dy presidentet kanë biseduar , me ç'rast Putin kishte paralajmëruar heqjen e sanksioneve.