Lajmet e fundit

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë planifikuar shtyrjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar të vitit 2016, duke vijuar kështu presionin ndaj Moskës për ta detyruar atë të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
"Duke marrë parasysh se BE-ja shtyu edhe më tej sanksionet kundër Federatës Ruse për 6 muaj, ju kërkoj të përgatisni propozimin tim ndaj Presidentit për të shtyrë edhe afatin kohor të dekretit presidencial për ndalimin e importeve po për këtë periudhë" , tha kryeministri rus Dmitry Medvedev gjatë një takimi me zëvendësit e tij.
Kjo lëvizje e Rusisë ishte e pritshme gjerësisht, edhe pse dekreti presidencial merrte fund më 8 gusht të këtij viti, pasi edhe më herët zyrtarët rusë ishin shprehur se vendimi i Kremlinit do të varej drejtpërdrejt nga shtyrja e sanksioneve europiane, transmeton Klan Kosova.
Ministria ruse e Agrikulturës ka nisur të propozojë një listë produktet importi që duhen përfshirë në listën e kufizimeve, madje duke përfshirë edhe ndonjë produkt të ri nga lista ekzistuese, bëri të ditur Ilya Ananyev, përfaqësues i ministrisë.