Lajmet e fundit

Organet e Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se Rusia ka vendosur sisteme të reja të mbrojtjes raketore në lindje të Ukrainës dhe se është përfshirë në trajnimin e forcave separatiste në zonë.
Sipas zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, Rusia po ashtu është duke dërguar armë në lindje të Ukrainës dhe është duke rritur forcën e saj përgjatë kufirit, raporton Reuters.
Veprimet e shtetit rus shihen si shkelje e Marrëveshjes së Minskut për armëpushim.
Kievi dhe Perëndimi kanë akuzuar për kohë të gjatë Rusinë se dërgon trupa dhe armë në mbështetje të separatistëve, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Moska.