Lajmet e fundit

Forcat ushtarake ruse kanë sulmuar përsëri caqet e Shtetit Islamik të vendosura në Siri, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Këto sulme kanë ndodhur një ditë më vonë, pasi Rusia kishte bombarduar për herë të parë militantët e ISIS-it në shtetin sirian.
Rusia sulmet e para i ka kryer në afërsi të qytetit Homs në Siri, kishte raportuar dje Reuters, duke shtuar se për këtë sulm Moska i kishte informuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm një orë para se të ndodhte.
Një zëdhënës i Pentagonit është shprehur se, koalicioni i udhëhequr nga Amerika do të vazhdojë sulmet, pavarësisht kërkesës ruse për t’i larguar avionët amerikanë nga hapësira ajrore, transmeton Klan Kosova.