Të dielën, Rusia pretendoi se forcat e saj kanë marrë nën kontroll një tjetër vendbanim në Ukrainën juglindore.
Në një deklaratë në Telegram, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse morën kontrollin e fshatit Shevchenko në rajonin e Donetskut, shkruan Anadolu, transmeton klankosova.tv.
Shevchenko ndodhet rreth 3 kilometra (1,9 milje) në jugperëndim të Pokrovskut, të cilin Moska pretendoi se e kishte marrë nën kontroll në dhjetor.
Ukraina ende nuk ka komentuar mbi pretendimet më të fundit të Rusisë, ndërsa verifikimi i pavarësuar i këtyre pretendimeve mbetet i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.