Lajmet e fundit

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një vendbanimi të quajtur Vesele në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.
Kjo ministri nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë vendbanim, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Por, bëhet e ditur se një fshat me të njëjtin emër, me një popullsi prej rreth 100 banorësh, ndodhet rreth 20 km në verilindje të Bakhmutit të pushtuar nga Rusia.