Lajmet e fundit

Zyrtarët rus kanë pranuar për herë të parë ekzistencën e një programi të dopingut, i cili ka ndikuar në disa nga garat më të mëdha botërore, transmeton Klan Kosova.
Në një raport të publikuar më 9 dhjetor është thënë që më shumë se 1,000 rus kane përfituar nga dopingu në vitet 2011 deri në 2015.
“Ishte një konspiracion institucional” ka thënë drejtoresha e agjencionit anti-doping në Rusi, Anna Antseliovich.
Ndërsa 81 vjecari, Vitaly Smirnov, i cili ishte udhëheqës i sportit që nga koha e Bashkimit Sovjetik dhe njëkohësisht i caktuar nga presidenti Vladimir Putin për të reformuar sistemin anti-doping ka thënë që nuk dëshiron të flas për personat përgjegjës.
Ndër të tjera Smirnov ka thënë që janë bërë mjaft gabime dhe që të dhënat e lartpërmendura kanë treguar që Rusia nuk ka garuar në nivelet e duhura.