Lajmet e fundit

Rusia është duke i bërë gati sanksionet e gjëra ekonomike kundër Turqisë, pasi Turqia e ka rrëzuar një aeroplan luftarak në kufi me Sirinë, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri Dmitry Medvedev ka thënë se masat do të hartohen brenda pak ditësh, dhe mund të godasin planet e përbashkëta të investimeve.
Po ashtu të enjten ushtria ruse i ka pezulluar të gjitha kanalet e komunikimit me ushtrinë turke, duke përfshirë edhe “linjën e nxehtë”, e cila ndihmon në shmangien e aksidenteve ajrore.
Shteti turk thotë se aeroplani e ka shkelur hapësirën e saj ajrore, ndërsa Rusia e ka mohuar këtë gjë.
Rusia ka dërguar trupa dhe aeroplanë në Siri për të mbështetur qeverinë siriane të Bashar al-Assad-it në luftën civile.