Lajmet e fundit

Rusia po përgatit një plan të gjerë të sanksioneve ekonomike kundër Truqisë.
Të gjitha këto pas rrëzimit të një prej avionëve të saj në kufirin Turqi – Siri, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, është shprehur se masat kundër Turqisë do të aplikohen brenda ditësh.
Ndërkohë, Turqia ka refuzuar kërkesat ruse për kërkim falje për rrëzimin e avionit luftarak.
Zyrtarët turk janë shprehur se aeroplani ishte në hapësirën ajrore turke – pretendime të cilat Rusia i mohon.
Tensionet në mes të Turqisë dhe Rusisë, të cilat mbështesin palët kundërshtare në Siri, janë rritur ndjeshëm pas këtij incidenti të së martës.
SHBA-ja, BE-ja dhe OKB-ja kanë bërë thirrje për qetësi.