Lajmet e fundit

Atletët rus nuk do ta kenë të mundur të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ngaqë Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka mbështetur vendimin për të përjashtuar këta sportistë për shkak të dopingut të mbështetur nga shteti, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Federata Atletike e Rusisë, ka qenë e suspenduar nga trupi botëror për sport, IAAF, pas një raporti privat i cili ka rezultuar me gjetje për doping në masë.
Komiteti Olimpik në Rusi dhe 68 atletë kanë apeluar kundër këtij vendimi, megjithatë pas dëgjimit të të dyja palëve CAS ka marrë vendim që përjashtimi qëndron.