Lajmet e fundit

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës shkel rëndë Rezolutën 1244, e cila mbetet bazë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Nebanzya, ka thënë se KFOR-i nuk po e kryen mandatin e saj, teksa sikurse Vuçiqi, është thirrur në një pikë në rezolutë që thotë se KFOR-i duhet të shpërndajë çdo formacion ushtarak shqiptar.
Sipas tij në këtë mënyrë KFOR-i duhet ta trajtojë edhe FSK-në.
"Gjatë viteve të kaluara kemi tërhequr vëmendjen shpesh se problemet në Kosovë po akumulohen. Kemi kërkuar monitorim të vëmendshëm të bashkësisë ndërkombëtare, lutjet dhe apelet tona janë shpërfillur".
"FSK-ja mund të zbarkojë në veriun e populluar me serbë, dhe kjo do të nënkuptonte gjakderdhje".
Sipas tij, refuzimi i Prishtinës gjatë pesë viteve të kaluara për zbatimin e marrëveshjeve kyçe ka rritur intensitetin e këtyre shkeljeve.