Lajmet e fundit

Ministria për Situata Emergjente të Rusisë ka ofruar ndihmë për Serbinë që ka të bëjë me pasojat e vërshimeve të kësaj jave, TASS ka raportuar.
Agjencia ka cituar ministrin Vladimir Puchkov ku ka thënë se forcat e ministrisë së tij janë të përgatitur për të ofruar “ndihmë praktike për vëllezërit në Serbi.”
Puchkov i është drejtuar Ministrisë së Brendshme serbe të thonë se Ministria e Emergjencave ishte e shqetësuar pasi ka mësuar për vërshimet, duke shtuar se “ populli serb janë në një situatë komplekse.”
“Ekspertët e ministrive së bashku me përfaqësuesit e e qendrës humanitare Ruso-Serbe në jug të Serbisë, janë aktivisht duke bashkëpunuar për të zvogëluar dëmet dhe për të shmangur viktimat.” Një zyrtar rus ka thënë, raporton B92, përcjellë Klan Kosova.
Puchkov ka shtuar se ministria e tij ka përgatitur dy avionë transportues dhe një helikopter Bo-105 si dhe ekipe shpëtimi.
“Ne kemi 100 persona dhe 16 njësi të pajisjeve të gatshme,” ministri i Situatave Emergjente ka thënë në një qëndrim.
Ministria e Brendshme serbe të martën ka njoftuar që një situatë emergjente është shpallur në 15 komuna, ku 154 njerëz janë evakuar nga një total prej 710 familjeve të përmbytura.
Gjithashtu të martën, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se vërshimet do të shpallen si katastrofë natyrore.