Lajmet e fundit

Rusia ka deklaruar që më shumë se 3,000 ushtarë amerikan të vendosur në Poloni janë kërcenim për sigurinë e shtetit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Vendosja e këtyre trupave janë përgjigje e Obamas me qëllim që të siguroj aleatët e NATO-s, të cilët janë të shqetësuar me agresivitetin e Rusisë.
Ky është përforcimi më i madh i ushtrisë së SHBA-ve në Evropë pas disa dekadave.
Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dimitry Peskov, ka thënë që ky veprim kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Alexei Mechkov e ka quajtur këtë vendosje të ushtareve si faktor destabilizues për sigurinë në Evropë.